Afrikani krijon veturën e tij sportive të ëndrrave [foto/video]

25 Janar 2017 - 12:00      

Shumë kanë provuar, por vetëm disa kanë arritur sukses. Njëri nga ta është afrikani i cili me vetëm pak para ka krijuar vetë veturën e tij sportive të ëndrrave.

Autori i kësaj veture është inxhinieri i elektroteknikës Moses Ngobeni, 41 vjeç, nga Afrika e Jugut, transmeton Koha.net. Ngobeni, për të krijuar këtë veturë sportive i është dashur tre vjet dhe për ndërtim ka shpenzuar 16,750 dollarë.

Kjo veturë sportive ka motorin e BMW-së, të huazuar nga Series 3, më saktësisht nga modeli i vitit 1998, 318i, ndërsa pjesë të tjera janë të huazuara nga modele të ndryshme.

Gjithashtu, xhami i përparmë i kësaj vetura i takon Volkswagen Caddy, xhamat anësorë janë nga Mazda 323 dhe BMW M3 (E46), ndërsa dritat nga Audi TT i vitit 2011 dhe Nissan GT-R i vitit 2015.

Përveç asaj se teorikisht mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 250 kilometra në orë, kjo veturë mund të niset nga largësia përmes celularit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...