24 Janar 2017 - 10:59
Për konvertimin e këtij modeli nga versioni dizel në elektrik është përkujdesur kompania Kreisel Electric, transmeton Koha.net.
Mercedes G-Class 350d EV vjen me dy motorë elektrikë të cilët në total kanë kapacitet prej 360 kW/490 kuajfuqi dhe me vetëm një karikim të baterisë mund të udhëtojë deri në rreth 300 kilometra.
Bateria është me kapacitet prej 80 kWh, ku 80 për qind e kapacitetit të saj mund të karikohet për vetëm 25 minuta, ndërsa ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,6 sekonda.
Edhe pse ky model tani për tani është prototip, Schwarzenegger atë do ta vozisë në Kaliforni, gjë që nënkupton se do të bëjë reklamë kompanisë Kreisel Electric.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...