Foto: Getty Images

Kur duhet të përdorni dritat e mjegullës dhe si duket simboli i tyre

23 Janar 2017 - 11:52      

Është një problem i përbashkët – jeni duke vozitur veturën tuaj në rrugë dhe në anën tjetër jeni duke u verbuar nga dikush i cili ka ndezur dritat e mjegullës.

Shumica e shoferëve po ankohen vazhdimisht për përdorimin e dritave të mjegullës në mënyrë të panevojshme.

Por ndonjëherë, kur jeni duke vozitur në mjegull, mund të jetë e vështirë që të kuptohet nëse ka mjegull mjaftueshëm për të përdorur dritat e mjegullës, transmeton Koha.net. Pra, lind pyetja se kur duhet të përdoren ato – dhe ku janë të vendosura ato, cili është simboli i tyre në instrument-tabelën e veturës suaj?

Dritat e përparme të mjegullës zakonisht gjenden në mbrojtësin e përparmë të veturës. Ato kanë një rreze të ulët të gjerë të cilat i ndihmojnë shoferit që të shohin rrugën më mirë gjatë vozitjes kur ka mjegull.

Pavarësisht se sa janë në gjendje të mirë dritat e mjegullës, ato duhet të përdoren vetëm së bashku me dritat e shkurtra – jo t’i zëvendësojmë – kur pamja në rrugë bie nën 100 metra.

Për t’ju shmangur pengesës ndaj shoferëve të tjerë, dritat e mjegullës duhet të jenë të fikur tërësisht kur pamja në rrugë rritet mbi 100 metra.

Edhe veturat që kanë dritat automatike duhet të kenë kujdes me dritat e mjegullës. Edhe pse dritat e tilla janë të përshtatshme me kushtet atmosferike, si kur është errësi, shi apo mjegull, shoferët duhet të kenë kujdes dhe të jenë në dijeni se me çfarë dritat janë duke lëvizur në komunikacion.

Për ata që mund të kenë harruar, kështu duket simboli i dritave të mjegullës në instrument-tabelën e veturës suaj.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...