ABT prezanton serinë e re të Audi RS6-R, shitet menjëherë [foto/video]

22 Janar 2017 - 10:44      

Kompania e njohur ABT në mënyrën e vet ka krijuar një imazh të ri të modelit Audi RS6-R, duke sjellë vetëm 25 modele të modifikuara të kësaj serie aktuale, paraardhësi i të cilës pritet të arrijë në fund të këtij viti.

Njëra nga veturat e cila padyshim admirohet nga entuziastët e veturave është Audi RS6-R, me pamje si një limuzinë familjare, por në zemër një super-veturë, transmeton Koha.net. Me 560 kuajfuqi nga fabrika, mbetet në mesin e shumë veturave famshme më të shpejta në botë.

Kur në këtë model gjendet mbishkrimi “ABT”, respekti ndaj tij bëhet edhe më i madh. Për dekada, ABT është duke modifikuar Audinë më shumë e më shumë, sidomos modelin Audi RS6 Avant.

Kompania ABT, si njëra nga kompanitë më e rëndësishme për modifikimin e modeleve të Audisë, përmes një deklarate ka treguar se ka ndërtuar 25 modele të reja të gjeneratës aktuale të Audi RS6 Avant.

Fuqia e motorit 4.0-litër TFSI V8 është përforcuar nga 560 në 730 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3,3 sekonda. Më interesante është se kjo seri e kufizuar në 25 njësi është para-shitur, përcjell Koha.net. ABT thotë se kjo është seria e fundit e RS6 të modifikuar sepse modeli i ri A6 është planifikuar për vitin e ardhshëm.

Premiera pritet të mbahet në vjeshtë në panairin e veturave në Frankfurt, Gjermani, ndërsa modelet e para pritet të mbërrijnë te pronarët e tyre në fillim të vitit 2018.

Për shkak të planit aktual dhe dinamikës për futjen e modeleve të reja, RS6 i ri nuk do të paraqitet deri në vitin 2019 dhe për këtë arsye ai nuk do të mund të modifikohet para paraqitjes.

Ndër detajet tjera, ABT për Audi RS6-R ka zgjedhur rrotat me diametër prej 22-inç e goma me dimension prej 295/25 ZR22, amortizatorët që mund të rregullojnë lartësinë e veturës, disa detaje nga fibra të karbonit, si dhe rripat e sigurimit me logon ABT.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...