Ekspozohet BMW X6 M unik në Abu Dhabi [foto]

21 Janar 2017 - 21:11      

Ky BMW X6 M është duke u ekspozuar në Abu Dhabi dhe përmban një sërë pjesësh të veçanta që kanë origjinë nga prodhues të ndryshëm.

Derisa konsiderohet në përgjithësi si një nga SUV-ët e stilizuar më “agresivë” në botë, duket se ka ende shumë hapësirë për modifikim të modelit X6 M të kompanisë BMW.

Gjëja e parë që bie te ky model janë pasqyrat nga fibra të karbonit, maska e përparme me ngjyrë të zezë, mbrojtësit anësorë, vrimat për ajër në pjesët anësore dhe çatia e me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net. Të gjitha këto i afrohen shumë punës së divizionit M Performance, së bashku me aerodinamikën e cila përfshin spoilerin e përparmë, pragjet dhe difuzeri i pasmë, të cilat janë të krijuara me teknologjinë 3D.

Ky BMW X6 M unik vjen me set të rrotave AC Schnitzer me diametër prej 21-inç dhe sistemin e shkarkimit të gazrave Akrapovich Evolution.

Gjithashtu, interieri i këtij modeli unik përbëhet nga ulëset prej lëkure me ngjyrë të kuqe, pjesa e poshtme e instrument-tabelës po ashtu me ngjyrë të kuqe, si dhe me qepje me ngjyrë të kuqe po thuajse në të gjithë interierin.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...