Në Oslo ndalohet përdorimi i makinave me motor dizel

19 Janar 2017 - 15:00      

Me shtimin e ndotjes së ajrit në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë ndalohet edhe përdorimi i makinave me motor dizel brenda kufijve të kryeqytetit.

Ndërkaq nuk është dhënë ndonjë datë e caktuar se sa do të zgjasë ndalesa që hyri në fuqi duke filluar prej datës 17 janar.

Bëhet e ditur se makinat e transportit publik, taksitë dhe disa makina transportuese nuk janë të përfshira në këtë ndalesë.

Pronarët e makinave dizel, të cilët nuk iu përmbahen ndalesës do të detyrohet të paguajnë gjobën prej 1 mijë 500 krunave norvegjeze.

Zyrtarët e bashkisë, të cilët filluan me inspektim në ditën e parë të hyrjes në fuqi të këtij ligji, deklaruan se ngasësit, të cilët nuk iu përmbahen kësaj ndalese, sot nuk do të gjobiten, por vetëm do të paralajmërohen në lidhje me ndalesën, ndërkaq duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë edhe me gjobitje.

Në dhjetor të vitit të kaluar kryetarët e bashkive të Parisit (Francë), Meksikos (Meksikë), Madridit (Spanjë) dhe Athinës (Greqi) me anë të vendimit të përbashkët të marr kanë bërë se deri në vitin 2025 do të ndalojnë përdorimin e të gjitha llojeve të makinave me motor dizel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...