18 Janar 2017 - 15:15
Nga ndryshimet vizuale për modelin e ri të vitit duhet theksuar mbrojtësin e përparmë të modifikuar dhe dritat e përparme full-LED, ndërsa nga risitë tjera vëmendje të veçantë tërheqin sistemi i ri infotainment “Touch Pro”, si dhe ulëset e reja të cilat ofrojnë më shumë rehati.
Gjithashtu, Jaguar ka përgatitur edhe modelin F-Type 400 Sport Launch Edition, i cili vjen me motor 3.0-litër V6 me kompresor e me kapacitet prej 400 kuajfuqi, në kombinim me marshin Quickshift me tetë shpejtësi, transmeton Koha.net. Ky model ka edhe diferencialin mekanik LSD si dhe është në dispozicion në version me sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme ose në të gjitha rrotat.
Në ndërkohë, dizajneri i njohur i pavarur “X-Tomi Design” ka treguar idenë e tij se si mund të duket F-Type në version Shooting Brake.
Por, kjo është e gjitha sipas këtij dizajneri, nuk ka asgjë zyrtare nga kompania Jaguar në lidhje me këtë.
Si ju duket juve Jaguar F-Type në version Shooting Brake?
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...