Promovohet zyrtarisht BMW M2 i ri [foto]

18 Janar 2017 - 09:24      

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Manhart Performance, zyrtarisht ka promovuar modelin e saj të modifikuar BMW M2, të quajtur Manhart MH2 630.

Manhart MH2 630 vjen me motor 3.0-litër me gjashtë cilindra, i cili është i huazuar nga BMW M4, me kapacitet prej 630 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Informacionet në lidhje me shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë dhe atë maksimale nuk janë zbuluar gjatë promovimit.

Gjithashtu, ky M2 i modifikuar vjen me aerodinamikën “agresive”, kofanon nga fibra të karbonit me vrima për ajër, rrotat 19-inç me ngjyrë të zezë, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, disqet e frenave me ngjyrë ari, frenat “Kolben” nga qeramika, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët KW të modifikuar, logon “Manhart”, si dhe eksterierin me ngjyrë ari metalike “Individual Sunburst”.

Sa i përket interierit, vjen me lëkurë cilësore Alcantara, qepje me ngjyrë ari, timoni me lëkurë Alcantara si dhe ulëset sportive “Recaro Sportser CS”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...