BMW: Industria e veturave në Britaninë e Madhe duhet të mbetet pa tarifë për tregtinë në BE

17 Janar 2017 - 20:24      

Britania duhet ta mbajë qasjen pa tarifa për vetura për tregun e vetëm të Bashkimit Evropian, ka thënë prodhuesi gjerman i veturave, BMW të martën, ndërsa një trup i industrisë ka thirrur për mbajtjen e tregtisë së lirë në BE edhe pas Brexit, transmeton koha.net.

Të martën, kryeministrja Theresa May ka thënë se Britania do të largohet nga tregu i përbashkët i lirë i BE-së por do të kërkojë tregti të papenguar me bllokun.

Por BMW, e cila prodhon veturat “Mini Couper” në fabrikën e saj në Oxford, e cila është prodhuese e më shumë se 10 për qind e të gjitha veturave britanike të prodhuara britanike, ka thënë se May duhet të mbajë tregun e lirë me Bashkimin Evropian.

Bashkimi doganor është shumë i çmuar në industrinë e veturave, pasi afër 60 për qind e pjesëve të fabrikave të veturave në Britani prodhohen jashtë saj, dhe shumë komponentë udhëtojnë në shumë shtete disa herë, deri në prodhimin final.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...