17 Janar 2017 - 15:37
Kjo kompani është duke u marrë me modifikimin e modeleve të Mercedesit që nga viti 1977 dhe projekti i tyre më i fundit është versioni Brabus i E-Classës aktuale.
Ata të cilët nuk janë të kënaqur me versionin serik të kësaj limuzine, tani është i gatshëm versioni me disa intervenime “kozmetike”, transmeton Koha.net. Paketa stilistike përmban vrimat e reja për ajër dhe spoilerin në pjesën e poshtme të mbrojtësit të përparmë, të cilat kësaj limuzine i japin një pamje dinamike, si dhe karakteristika më të mira të aerodinamikës. Po ashtu, pamje të bukur kësaj limuzine i jep edhe spoileri mbi bagazh dhe difuzeri te mbrojtësi i pasmë.
Përveç stilizimit, Brabus ofron edhe rrotat e veçanta nga alumini me diametër prej 18 deri 21-inç. Më të veçantat janë ato për gomat sportive me dimension 255/30 ZR21 të përparme dhe 295/25 ZR21 të pasme.
Në dispozicion për konsumatorë janë edhe amortizatorët e modifikuar, përmes të cilave kjo limuzinë tani është më e ulët për 30 mm në krahasim me E-Class standard. Brabus këtë opsion e ofron vetëm për versionin i cili ka sistemin e amortizatorëve me ajër.
Sa i përket motorit, 3.0-litër V6 dizel të cilin e ka ky Mercedes E350d tani ka marrë shtesë fuqi prej 50 kuajfuqi, që nënkupton se versioni Brabus i këtij modeli tani është me kapacitet prej 308 kuajfuqi (227 kW), përcjell Koha.net. Tani ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,7 sekonda.
Gjithashtu, Brabus ofron edhe përforcimin e versionit më të dobët të Mercedesit, E220d, i cili tani ka marrë shtesë 27 kuajfuqi (që i bie në total tani i ka 222 kuajfuqi). Kjo kompani gjermane, po ashtu, ofron edhe përforcimin e modeleve me benzinë, Mercedes E200, fuqia e të cilit është rritur nga 184 në 224 kuajfuqi.
Modifikime të shumta ka pësuar edhe interieri i kësaj limuzine, i cili tani vjen me lëkurë Alcantara si dhe me detajet dekorative nga çeliku.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...