14 Janar 2017 - 21:58
Duhet kujtuar se A5 Coupe i ri në ofertë ka disa motorë benzinë e dizel me kapacitet prej 190 deri 354 kuajfuqi.
Sa i përket RS5 Coupe, do të vijë me motor si të Porsche Panamera 4S, 2.9-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 440 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Megjithatë, sipas njoftimeve të fundit ky motor te Audi RS5 Coupe dhe RS5 Sportback (dhe RS4 Avant) do të ketë më shumë fuqi, deri në 450 kuajfuqi.
Kjo do të thotë se RS5 Coupe shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h. Po ashtu, si opsion për zgjedhje do të ofrohet edhe paketa e cila do të kufizojë shpejtësinë maksimale deri në 280 km/h.
Duhet përmendur se RS5 i ri do të ndërtohet në bazë të platformës MLB Evo, që nënkupton në zvogëlim të peshës.
RS5 i ri, po ashtu, do të vijë me paketën “agresive” për aerodinamikën, maskën e përparme RS, rrotat e reja nga alumini, amortizatorët sportiv me ajër dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat më të forta, si dhe me interier të modifikuar me ulëse sportive.
Gjithashtu, promovimi i RS5 Coupe pritet të mbahet në fillim të muajit mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa e RS4 Avant i ri në shtator në Frankfurt.
RS5 Coupe pritet që prodhimin ta fillojë në qershor të këtij viti, ndërsa RS4 Avant në dhjetor.
Tani për tani, nuk dihet se kur do të fillojë prodhimi i RS5 Sportback, por dihet se do të shfaqet menjëherë pas RS5 Coupe dhe RS4 Avant.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...