“Bisha” që do të mbrojë Donald Trump

14 Janar 2017 - 16:50      

Kur të marrë detyrën pas 20 janarit, Donald Trump nuk do të jetë ndër Presidentët e preferuar për shumicën e amerikanëve dhe sigurisht që armiqtë nuk i mungonin, as i mungojnë dhe as do t’i mungojnë.

E për të qenë sa më i sigurt dhe për të shmangur skenarin më të keq, Presidenti i zgjedhur do të ketë sigurinë maksimale, jo vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe ajër, por edhe në tokë.

E ashtuquajtura “The Beast”, makina me të cilën lëvizin presidentët amerikanë është gati dhe do të prezantohet gjatë inaugurimit të Trumpit president.

Makina është ndërtuar nga “Cadillac” në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane, transmeton tch. Do të jenë 12 modele identike që do të prezantohen pas 20 janarit, i njëjti numër sa ishte në shërbim edhe të Presidentit Obama dhe familjes së tij dhe njëra prej tyre do të shoqërojë Trump në çdo dalje jashtë SHBA.

Risitë janë përforcimi i xhamave dhe pjesëve të tjera, që në modelin e ri janë në gjendje të përballojnë goditje më të fuqishme, si minat apo predha të ndryshme kundërtank apo kundërajrore.

Në brendësi do të jetë një minispital, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin. Do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...