Kompania pranon fajësinë dhe paguan 1 miliard dollar për dështim të airbagëve

14 Janar 2017 - 13:59      

Korporata japoneze Takata ka pranuar fajësinë për keq bërje kriminale dhe ka paguar 1 miliard dollar Departamentit të Drejtësisë në SHBA, transmeton koha.net.

Takata ka prodhuar airbagët e shumë veturave në botë, ndërsa dështimi i tyre është ndërlidhur me së paku 16 vdekje në të gjithë botën.

Kjo marrëveshje u prezantua vetëm pak pas pasi prokurorët në Detroit kanë ngritur akuza për ish drejtuesit e lartë të Takata, për falsifikim të rezultateve testuese për të fshehur defektin, i cili shkaktoi tërheqjen më të madhe në botë të veturave për shkak të sigurisë.

Takata do të paguajë 25 milionë dollarë gjobë, 125 milionë dollarë në fondin për kompensim të viktimave, duke përfshirë incidentet që mund të shkaktohen në të ardhmen, dhe 825 milionë dollarë për të kompensuar prodhuesit e veturave për shpenzimet e tyre të tërheqjes së veturave, ka njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë.
Vetëm në SHBA airbagët kanë shkaktuar tërheqjen e rreth 42 milionë veturave, me afër 70 milionë airbag të prodhuar nga Takata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...