Lexus prezanton limuzinën e saj të re luksoze [foto/video]

10 Janar 2017 - 15:08      

Ashtu siç është paralajmëruar muajin e kaluar, brendi premium i Toyotas – Lexus në panairin tradicional NAIAS të veturave në Detroit ka prezantuar gjeneratën e re, të pestë, të limuzinës luksoze LS.

Vendi i mbajtjes së premierës së kësaj limuzine luksoze nuk është befasues duke pasur parasysh rëndësinë e tregut amerikan të këtij brendi.

Lexus LS përdorë platformën modulare globale GA-L, është më i ulët në krahasim me paraardhësin e tij, është më i lehtë dhe vjen me rrotat më të gjera, transmeton Koha.net.

Pamja e këtij modeli të ri është frymëzuar nga koncepti LF-FC i vitit 2015, ku vëmendje të veçantë te ky model tërheqin rrotat nga alumini me diametër prej 19-inç (si opsion për zgjedhje janë edhe ato prej 20-inç).

Nën kofano gjendet motori 3.5-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 309 kW/415 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 10 shpejtësi. LS, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,5 sekonda.

Duhet theksuar se Lexus në mënyrë të veçantë është marrë me uljen e zhurmës dhe se për pasagjerët, ndër të tjera, ka zgjedhur sistemin infotainment me ekran Head-Up me ngjyra prej 12.3-inç (për të cilin Lexus thotë se është më i madhi në botë) dhe sistemin e zërimit Mark Levinson 3D Surround, përcjell Koha.net. Po ashtu, një limuzinë e tillë ka edhe sistemet më moderne të sigurisë dhe ndihmë të shoferit.

Lexus do të fillojë të pranojë porosi për LS të re në fund të këtij viti dhe atë pretendon ta shesë në 90 vende të botës, ndërsa detajet tjera (për shembull çmimi i këtij modeli) do t’i zbulojë më vonë.

Mbetet të shihet se kur do ta zgjerojë ofertën Lexus, sepse sipas disa njoftimeve të mëparshme ajo është duke planifikuar edhe versionin hibrid të kësaj limuzine luksoze. Po ashtu, më parë është përmendur edhe se më vonë, ndoshta në vitin 2019, në gamën e motorëve do të mund të gjendet edhe versioni me sistemin e tërheqjes me ujë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...