Debuton Chevrolet Traverse për 2018-ën [foto/video]

9 Janar 2017 - 15:40      

General Motors në panairin e veturave NAIAS në Detroit ka promovuar modelin e ri për vitin 2018, Chevrolet Traverse.

Chevrolet Traverse i ri për vitin 2018 ofron më shumë hapësirë për këmbët e pasagjerit në rreshtin e tretë të ulëseve, si dhe më shumë hapësirë në bagazh, transmeton Koha.net. Duhet theksuar se Traverse i ri është i gjatë 5.2 metra, ndërsa gjatësinë e boshtit e ka rreth 3 metra.

Gjithashtu, Traverse i ri është shumë i lehtë dhe i përshtatshëm për vozitje në krahasim me paraardhësin e tij dhe do të jetë në dispozicion me 7 ose 8 ulëse.

Në ofertë, po ashtu, do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e përparme dhe në të gjitha rrotat, ndërsa konsumatorët do të kenë mundësi të zgjedhin versionin Premier, High Country dhe RS. Ky i fundit do të vijë me disa elemente me ngjyrë të zezë e me pamje “agresive”.

Në gamën e motorëve në dispozicion është motori 3.6-litër V6 me kapacitet prej 305 kuajfuqi si dhe motori 2.0-litër Turbo me katër cilindra e me kapacitet prej 255 kuajfuqi, të dytë në kombinim me marshin automatik me nëntë shpejtësi.

Chevrolet Traverse i ri për vitin 2018 vjen me kamerën e veçantë të quajtur Surround Vision, dritat e përparme LED, sistemin automatik të frenimit në qytet, sistemin infotainment me ekran 7.0 ose 8.0-inç, sistemet e njohura si Android Auto dhe Apple CarPlay, si dhe me ndërfaqen e Chevroletit, MyLink.

Ky model i ri i Chevroletit pritet të dalë për shitje në vjeshtën e këtij viti, ndërsa informatat në lidhje me çmimin do të shpallen më vonë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...