Foto: Reuters

Arrestohet drejtori ekzekutiv i Volkswagenit

9 Janar 2017 - 13:09      

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Volkswagen AG është arrestuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nën akuzën e mashtrimit për të zhvatur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton New York Times.

Oliver Schmidt, është arrestuar të shtunën nga hetuesit federalë në Florida. Volkswagen AG ka pranuar se në shtator të 2015-ës, janë instaluar në 475 mijë makina në SHBA, softuera të fshehta, në mënyrë që automjetet të dalin të pastra gjatë testit për emetimin e gazrave në atmosferë, shkruan Reuters, transmeton kp.

Lidhur me ngjarjen, Volkswagen nuk ka pranuar të komentojë duke thënë se vazhdon të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë për të zgjidhur çështjet e mbetura në SHBA. Schmidt pritet të dalë këtë të hënë para gjykatës në Detroit, sipas NYT. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...