9 Janar 2017 - 10:48
Ky sistem është pasardhës i Panasonic Advanced Cockpit System të cilin e ka prezantuar vitin e kaluar në të njëjtën ngjarje, transmeton Koha.net.
Ashtu sikur prodhuesit e tjerë, edhe Panasonic mendon se veturat vetë-vozitëse në fakt do të bëhen një vend për punë dhe relaks, në mënyrë që koha gjatë udhëtimit të shfrytëzohet maksimalisht.
Ky model i Panasonic ka hapësirë për katër pasagjerë dhe secili prej tyre në dispozicion ka një tablet interaktiv të lidhur. Ekranet e tyre janë me rezolucion prej 4K dhe mund të zhvendosen në të gjitha drejtimet, kështu që përveç shikimit të ndonjë filmi ose për të kryer ndonjë punë ato mund të shndërrohen edhe si tavolinë si dhe mund të hiqen plotësisht.
Në këtë kabinë gjendet edhe një frigorifer, një aparat për pije të nxehta, si dhe një filtër i veçantë për ajrosje.
Panasonic prezantoi edhe HUD-in më të avancuar në botë
Panasonic ka prezantuar edhe sistemin më të avancuar HUD, i cili shërben për projektimin e komunikimit përmes ekranit transparent i cili shfaqet në xhamin e përparmë të veturës.
Ndryshe nga shumë sisteme të ngjashme që gjenden në treg, të cilat shfaqin të dhënat mbi navigacionin ose mesazhet dhe thirrjet, HUD-i paralajmëron shoferin për rreziqet e mundshme dhe për pengesat që gjenden përpara veturës, duke treguar pamjet e tyre në mënyrë virtuale, transmeton Koha.net. Ky funksion, veçanërisht, është i dobishëm në kushtet kur pamja në rrugë nuk është shumë e qartë.
Ky sistem i sofistikuar merr informata nga gjashtë kamera të cilat incizojnë hapësirën përreth veturës, ndërsa njëra prej tyre është kamera për incizim gjatë natës. Dy prej tyre gjithmonë përcjellin pozitën e veturës dhe në çdo moment paralajmërojnë shoferin në raste kur del nga korsia apo i afrohet ndonjë pengese.
Qëllimi kryesor i HUD-it është që shoferi të ketë mundësi që të marrë të gjitha informacionet e rëndësishme pa shikuar fare jashtë në rrugë gjatë vozitjes.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...