8 Janar 2017 - 12:23
Paketa “Guard Inferno” standarde për Mercedes GLE kushton 17.395 euro, ndërsa ajo nga fibra të karbonit kushton 20.520 euro, transmeton Koha.net.
Kjo paketë përfshinë mbrojtësit e rinj, spoiler të përparmë të ri, kofanon e re, maskën e përparme me logon “TopCar”, set pragjesh, difuzerin e ri të pasmë, spoilerin e ri mbi bagazh, etj.
TopCar për klientët e saj si pjesë të paketës ofron rrota nga më të ndryshme, duke përfshirë edhe ato nga firma ADV.1.
Për interierin kjo kompani ka zgjedhur lëkurë më cilësore (mund të zgjidhni edhe lëkurë krokodili), tepihët Inferno, pedalet nga alumini, dhe detaje tjera nga fibra të karbonit, druri dhe ari 24 karat.
Gjithashtu, TopCar edhe më parë ka ofruar paketën për përforcimin e motorit të Mercedes GLE, kështu për shembull GLE 63 ka marrë shtesë 125 kuajfuqi për dallim nga modeli standard dhe GLE 63 S ka 131 kuajfuqi më shumë sesa më parë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...