8 Janar 2017 - 09:51
Sipas raportimeve të mëparshme, është thënë se modeli i ardhshëm do të quhet McLaren 720S dhe se do të vijë me motor të ri V8 me katër cilindra e dy turbo-mbushësit të kompanisë Voking, transmeton Koha.net. Fotografitë zyrtare dhe një video e shkurtër të modelit P14, të cilat në fakt nuk zbuluan shumë, janë publikuar kohëve të fundit dhe ndërkohë një anëtar i forumit McLaren Life ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket pasardhësi i 650S.
Për krijim e pamjes së mundshme të McLaren 720S, anëtari është bazuar në fotografitë e prototipit P14, i cili është spiunuar gjatë një testimi në shtator të vitit kaluar.
Sipas idesë së anëtarit nga forumi McLaren Life, 720S do të vijë me dritat e përparme të ridizajnuara, disa elemente të ngjashme me hiper-veturën P1 të cilat reflektojnë linjat e theksuara dhe pjesët anësore të veturës. Marrë në përgjithësi, McLaren 720S duket si një kombinim mes 650S, versionit P1 dhe modelit 488 GTB.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...