BMW prezantoi prototipin vetë-vozitës [foto/video]

7 Janar 2017 - 21:17      

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, BMW, ka prezantuar prototipin autonom të ri Series 5 në ngjarjen e madhe të teknologjisë “CES 2017”, në Las Vegas. Edhe pse quhet “prototip”, duke se ky model është shumë afër formës serike, për të cilin kompania pretendon se do ta kompletojë deri në vitin 2021.

Prototipi vetë-vozitës Series 5 ka një kompjuter i cili kontrollon pozitën dhe lëvizjen përmes hartës digjitale, transmeton Koha.net. Kjo do të thotë se prototipi është në gjendje që të qëndrojë me saktësi nëpër korsitë.

Të gjitha informatat mund të kontrollohen nëpërmjet shërbimit të quajtur “Open Mobility Cloud”, i cili shërben si një sistem inteligjent i të dhënave të menaxhimit.

Kur ky prototip është nën opsionin autonom “Passenger”, përdoruesve iu lejon qasje në aplikacionet e tilla si Amazon Prime Video dhe Amazon Prime Now.

Prototipi Series 5 nuk vjen me hologramin e BMW-së, ekranin të ndjeshëm në prekje, i cili po ashtu debutoi në CES, por ai vjen me sistemin e kontrollimit përmes gjesteve dhe me Microsoft Cortana, kontrollimi përmes zërit.

“Shllag mbi torte” sa i përket teknologjisë është shërbimi “Robot Valet Parking”. Fjala është për një procedurë tërësisht autonome për parkim, ku shoferi thjeshtë del jashtë nga vetura dhe ajo parkohet vetvetiu. Përmes aplikacioneve të përshtatshme, shoferët po ashtu mund ta “thërrasin” veturën e tyre që të vijë pranë tyre.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...