Shitje rekorde të veturave gjatë dhjetorit në SHBA

5 Janar 2017 - 11:25      

Shitjet e veturave të reja në SHBA kanë shënuar rekord në 2016-ën, kanë treguar prodhuesit e veturave, transmeton koha.net.

Aksionet e General Motors Co janë rritur me 5.5 për qind ndërsa të Ford Motors për 4.6 për qind, për shkak të besimit të madh të konsumatorëve dhe çmimet relativisht të ulëta të karburanteve, kanë përforcuar perspektivën e industrisë.

Korporata Autodata ka thënë se shitjet në 2016 të 17.55 milion veturave është 0.4 për qind më i lartë se rekordi i mëparshëm i vënë në 2015-ën.

Ndërsa gjatë dhjetorit shitjet janë rritur për 3 për qind, duke rritur numrin e veturave të shitura në 2016, në 18.43 milion vetura.
Rezultatet janë nxitur nga ekzekutivët e tre kompanive më të mëdha në tregun e SHBA-së, General Motors, Ford dhe Toyota Motor, të cilët kanë parashikuar se gjatë këtij viti shitjet do të jetë të afërta me rekordin e vitit 2016.
Besimi i konsumatorëve në SHBA nuk ka arritur këtë nivel në 15 vitet e fundit në dhjetor.

Shitjet e veturave janë një tregues i hershëm i shpenzimeve të konsumatorëve dhe përbëjnë rreth një të pestën e shpenzimeve në SHBA me pakicë.
Shitjet e General Motor në dhjetor janë rritur për 10 për qind, të Ford për 0.3 për qind ndërsa të Toyota për 2 për qind, dhe që të tri kompanitë kanë rritur shitjet e kamionçinave dhe SUV.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...