BMW prezanton konceptin e jashtëzakonshëm

4 Janar 2017 - 17:38      

Gjiganti gjerman BMW sapo ka prezantuar konceptin për interierin e automobilave vetëvozitës në panairin CES që po mbahet në Las Vegas.

Koncepti, nën kodin “BMWi Inside Future”, tregon si e sheh BMW-ja të ardhmen me automobilat autonomë. Koncepti ka një pamje të jashtëzakonshme me një ekran të madh të ndjeshëm në prekje.

Interieri po ashtu përfshin një timon që paloset kur niset vozitja autonome. Ekziston edhe hapësirë e madhe për pushim në automobil. Koncepti madje ka edhe një raft librash, transmeton koha.net.

“Nuk është vetëm për vozitje, por edhe për eksperiencë. Çdo ulëse në këtë automobil do të jetë më e mira ulëse”, ka thënë Klaus Frohlich, anëtar i bordit menaxhues të BMW-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...