4 Janar 2017 - 13:06
Ndërsa jemi duke pritur promovimin zyrtar të modelit të ardhshëm të Paganit, Huayra Roadster, në panairin e sivjetmë të veturave në Gjenevë (në fillim të marsit), kjo kompani ka publikuar një fotografi të re të këtij modeli sportiv me dy ulëse, transmeton Koha.net.
Sipas informacioneve të tanishme, Huayra Roadster do të prodhohet në një seri të kufizuar, ndoshta deri në 100 njësi.
Gjithashtu, së bashku me ndryshime në çati dhe me peshë të shtuar, Huayra Roadster për dallim nga versioni standard, sipas njoftimeve të mëparshme, do të karakterizohet edhe me pjesën e pasme të modifikuar.
Pagani Huayra Roadster pritet të vijë me motor AMG 6.0-litër V12 Bi-Turbo me kapacitet prej 750 kuajfuqi, në kombinim me marshin XTRAC me shtatë shpejtësi.
Fotografitë e mëposhtme janë të publikuara më parë, përmes të cilave Pagani për herë të parë e ka paralajmëruar këtë model.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...