3 Janar 2017 - 18:35
Ndërsa ka anuluar planin për fabrikën 1.6 miliardë dollarëshe në Meksikë, për të prodhuar gjeneratën e ardhshme të Ford Focus, të cilin tani do ta prodhojë në fabrikën ekzistuese në Michigan, pas investimit 700 milionë dollarësh, transmeton koha.net.
Shefi i Ford, Mark Fields ka thënë se politikat “pro-rritjes” të presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe republikanëve në Kongres, kanë inkurajuar ata.
Trump ka kërcënuar General Motors me një “taksë të majme” sot në mëngjes, nëse kjo kompani vazhdon prodhimin e Chevy Cruze në Meksikë.
Fields ka thënë për CNN se vendimi i kompanisë ishte si një “votëbesim” në ekonominë e SHBA-ve.
“Ne nuk kemi bërë marrëveshje me Trump. Ne e bëmë këtë për biznesin tonë”, ka thënë Fields.
Trump ka ‘goditur’ shumë herë kompaninë e Ford gjatë fushatës presidenciale, për planet e tyre për prodhimin e më shumë veturave në Meksikë.
Trump ka thënë se do t’i kërkojë kompanisë Ford, 35 për qind tarifë për veturat që do të prodhohen jashtë kufirit e që do të shiten në SHBA.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...