Mercedes GLE Coupe me pamje të re [foto/video]

2 Janar 2017 - 14:14      

Kompani Lumma Design, një kompani e cila merret me modifikimin e veturave, ka publikuar disa fotografi përmes të cilave prezantoi paketën për modifikimin e modelit Mercedes GLE në version Coupe.

Kompania, këtë paketë e ka emëruar “CLR G800”, përmes së cilës ajo ka zgjedhur aerodinamikën me pamje “agresive” (mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set pragjesh, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, vrima për ajër nga fibra të karbonit, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer, spoiler mbi bagazh), transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihet edhe set i ri i rrotave nga alumini, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku e me katër tuba, frenat më të forta, si dhe interier të modifikuar (lëkurë, drurë, elemente nga fibra të karbonit, etj).

Lumma Design, po ashtu, ofron edhe paketën për përforcimin e motorit, kështu që versioni GLE Coupe 450 AMG ka motor Twin-Turbo V6 të përforcuar në 449 kuajfuqi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...