Vetura garuese futuristike e Porsches [foto]

31 Dhjetor 2016 - 17:05      

Krijuesit e lojës së njohur Gran Turismo një herë patën ftuar prodhuesit e veturave që të krijojnë modelet virtuale për këtë lojë.

Nga ky bashkëpunim rezultoi se Gran Turismo është pasuruar me modele shumë atraktive, ndërsa prodhuesit e veturave kanë fituar promovim falas.

Porsche këtë lloj bashkëpunimi e ka injoruar, por nuk i ka ndaluar dizajnerët e pavarur të skicojnë veturat me markën Porsche, transmeton Koha.net. Skicat e këtij modeli që e shohim në fotografitë i ka punuar dizajneri i njohur Alexander Imnadze. Ai ka punuar për Bertone, Alfa Romeo, Ford etj.

Modeli në fotografitë quhet Porsche GT Vision 906/917 dhe është si kujtim për veturat garuese të Le Mansit nga historia e Weissachit, por në një formë tërësisht moderne (nëse jo futuristike).

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...