Mercedes krijon jaht super luksoz 1.7 milionë dollarësh [foto]

30 Dhjetor 2016 - 12:44      

Mercedes-Benz njihet për veturat luksoze të saja, por kjo kompani është pas njërit prej jahteve më të paparashikuar që është shfaqur në panairin e jahteve në Monako, transmeton koha.net.

Prodhuesi gjerman ka debutuar në panair me jahtin Arrow460-Grandturismo, i cili ka çmimin prej 1.7 milionë dollarë.
Kjo kompani ka prezantuar këtë jaht si koncept në vitin 2012, ndërsa më vonë ka bashkëpunuar me kompaninë që prodhon jahte, Silver Arrows Marine për ta kthyer atë nga koncepti në realitet.

Këto dy kompani planifikojnë që të ndërtojnë 10 modele të edicionit të parë të jahtit, ndërsa do të shiten nga një në një shtet, duke u bërë jaht shumë i rrallë, transmeton koha.net.
Ky jaht i është vënë emri “Silver Arrow of the Seas” pas veturës së rrallë të Mercedes, të quajtur “Silver Arrow” e që është prodhuar në vitin 1930.

Ky jaht ka 960 kuaj fuqi, dhe mund të udhëtojë me shpejtësi maksimale prej 40 nyje (75 kilometra në orë), ndërsa mund të akomodohen në mënyrë komfore deri në 10 njerëz.
Silver Arrows Marine do të fillojë prodhimin e Arrow460-Grandturismo gjatë muajve të ardhshme, ndërsa pritet të dal në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...