29 Dhjetor 2016 - 17:23
Ky version i ri do të vijë në platformën MQB, e cila përdor çdo gjë nga versioni i fundit i Audi TT sport dhe Skoda Kodiaq SUV, nga Volkswagen grup, e jo sikurse versioni i tanishëm që përdor shumë gjëra nga Golf Mk5 sportiv.
Platforma e re përmban shumë gjëra të përditësuara, si më pak peshë, më shumë teknologji e mund të ofrohet dhe versioni me portin për hibrid, apo elektrik.
Audi pritet të përdorë dizajnin e ngjashëm me gjeneratën e dytë të Q5, që do të thonë ka grilë më të mëdhenj e drita LED më të mprehta.
Ndërsa ndryshimet më të mëdha janë nga brenda, me ekranin virtual, i cili do ta zëvendësoj instrumentet para timonit, e shumë përditësime të tjera, të cilat ende nuk janë zbuluar nga Audi, transmeton koha.net.
Shasia MQB po ashtu hap mundësinë për shtimin e disa motorëve për tu zgjedhur në Q3.
Audi do të ketë motorin 1.4 litërsh TFSI së bashku me një tjetër motor elektrik, që rrit kursimin e karburantit të veturës, ndërsa më vonë pritet të shtohet edhe versioni krejtësisht elektrik, Q3 EV.
Motorët e tjerë që do të ofrohen janë me katër cilindra, me diesel e benzinë, 1.5 litërsh dhe 2.0 litërsh, që prodhojnë 148 kuaj fuqi e deri në 218 kuaj fuqi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...