Ford duke u hetuar për dy modele të veturave për shkak të sigurisë

28 Dhjetor 2016 - 17:22      

Rregullatorët për siguri në SHBA janë duke hetuar dy modele të kompanisë së Ford, Fusion dhe Mercury Milan sedan të prodhuara nga viti 2007 deri 2009, për shkak se frenimi mund të dështoj në situata të caktuara, transmeton koha.net.

Deri tani janë bërë tre raporte që ndërlidhen me këtë problem, por nuk ka pasur lëndime, kanë thënë zyrtarët nga Administrata Kombëtare për Siguri në Trafik (NHTSA) dhe nga kompania e Ford.

Hetimi është hapur më 20 dhjetor dhe përfshin modelet më të njohura të Ford, atë Fusion dhe atë Milan i cili tani nuk është duke u prodhuar.
Raporti i publikuar në ueb faqen e NHTSA tregon se kur këta sedan kalojnë mbi sipërfaqe jo të sheshta apo në rrugë të rrëshqitshme, sistemi kundër-bllokim i frenimit mund të mos punojë mirë.
Kjo rrit distancën që kërkohet për të ndaluar veturat, duke shtuar mundësinë për aksidente.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...