Del në shitje Mercedesi i veçantë që i shpëtoi Luftës së Dytë Botërore [foto]

28 Dhjetor 2016 - 09:21      

RM Sotheby’s për muajin e ardhshëm në ankandin në Arizona ka paralajmëruar shitjen e modelit të bukur Mercedes 540K Special Roadster.

Ky model, i cili ka motor 5.4-litër me tetë cilindra, pritet të shitet nga 7.4 deri në 8.4 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Fjala është për njërin nga 419 modelet 540K të cilat Mercedes i ka prodhuar në fund të viteve ’30.

Këtë model, në vitin 1939 e ka porositur shtëpia e veturave Rolf Horn nga Berlini. Thuhet se ky mund të jetë modeli i fundit i prodhuar para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore.

Pas Luftës, ky model ka përfunduar në Berlinin Lindor dhe atë e kanë përdorë sovjetikët ku më vonë e kanë transportuar në Moskë.

Megjithatë, disi ky model ka përfunduar në Suedi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe sot gjendet.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...