Mercedes G-Class kalon në “duart” e Mansory [foto]

24 Dhjetor 2016 - 19:19      

Kompania e njohur Mansory, kompani që merret me modifikimin e veturave, tashmë disa herë është marrë me serinë G-Class të Mercedesit.

Mansory tani ofron paketën e saj të re nga fibra të karbonit për këtë model, transmeton Koha.net. Ndër të tjera, kjo paketë përfshinë disa ndryshime në aerodinamikë – mbrojtësi i ri i përparmë me dritat LED të integruara, kapaku i motorit, maska e përparme me logon “Mansory”, pasqyrat nga fibra të karbonit, spoiler i pasmë mbi çati, difuzer i pasmë.

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihet edhe seti i ri i rrotave (me diametër 21, 22, dhe 23-inç), sistemi i ri i shkarkimit të gazrave, si dhe interier të modifikuar – me lëkurë Alcantara, pedalet nga alumini si dhe disa elemente tjera të bëra nga fibra të karbonit.

Mansory, po ashtu, ofron edhe disa paketa të tjera për përforcimin e motorit, kështu që Mercedes G63 AMG tani është me kapacitet prej 840 kuajfuqi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...