Mercedesi turpërohet prapë, zbulohet se 54 % e veturave harxhojnë më shumë sesa thonë

22 Dhjetor 2016 - 10:14      

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes është turpëruar prapë, pasi zbulohet se ka një hendek të madh në mes harxhimit të karburantit në rrugë dhe rezultatit laboratorik për veturat e saja prej 54 për qind, transmeton koha.net.

Mercedes A dhe E Class djegin 54 për qind karburant më shumë në rrugë, se sa që ata pohojnë kur i shesin, sipas raportit të “Transport and Environment’s Mind the Gap”.

Mercedes është prodhuesi më i keq i veturave në këtë pikëpamje, me C Cass që po ashtu harxhojnë 54 për qind karburant më shumë se sa pretendohet, krahasuar me Passat e Volkswagen, që harxhon 46 për qind më shumë, transmeton koha.net.

Drejtori i “Transport and Environment”, Greg Archer ka thënë: “Veturat që harxhojnë 50 për qind më shumë se sa pretendohet janë duke mashtruar konsumatorët e edhe rregullat e mjedisit”.

Audi është breni i dytë më i keq, pasi veturat e saja harxhojnë 49 për qind karburant më shumë se sa pretendohet.
Në përgjithësi, shumica e markave të veturave kanë në hendek prej më shumë se 40 për qind.

Peugeot rreth 45 për qind, Toyota rreth 43 për qind e Volkswagen rreth 40 për qind, e veturat e Fiat harxhojnë rreth 35 për qind më shumë karburant se sa pretendohet nga kompania.

Më poshtë janë po thuajse të gjitha brendet botërore të veturave, të treguara me për qind se sa harxhojnë veturat e tyre më shumë se sa ata pretendojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...