Paralajmërohet modeli i ri i Honda Odyssey

20 Dhjetor 2016 - 10:11      

Edhe kompania e njohur japoneze përmes publikimit të një fotografie ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në panairin e ardhshëm të veturave i cili do të mbahet në Detroit, SHBA.

Në këtë panair, i cili do të mbahet në fillim të janarit, vizitorët do të kenë mundësinë që të shohin gjeneratën e re, të pestë, të modelit Odyssey, transmeton Koha.net.

Fjala është për versionin amerikan të këtij modeli MPV, i cili pritet që të pësojë disa ndryshime në pamje për dallim nga modeli aktual.

Honda Odyssey pritet të vijë me motor të përmirësuar benzinë 3.5-litër V6, në kombinim me marshin automatik me nëntë shpejtësi e dikur më vonë edhe me marshin me dhjetë shpejtësi.

Gjithashtu, ky model i ri pritet të jetë më i gjatë për dallim nga ai aktual, ndërsa detajet më të hollësishme për këtë model do t’i kuptojmë më 9 janar kur do ta mbajë premierën botërore.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...