Ju prezantojmë modelin e ardhshëm të Volkswagenit [foto]

19 Dhjetor 2016 - 10:36      

Mediat gjermane kanë publikuar disa fotografi të modelit të ardhshëm të Volkswagenit, Arteon, pasardhës i modelit aktual CC.

Volkswagen Arteon pritet të promovohet zyrtarisht në fillim të muajit mars të vitit të ardhshëm, në panairin e veturave në Gjenevë, transmeton Koha.net.

Ky model i ri i Volkswagenit në treg pritet të shfaqet gjatë muajit korrik të vitit 2017, ku sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild”, versioni bazë i këtij modeli do të kushtojë rreth 35 mijë euro.

Në gamën e motorëve, përveç motorëve benzinë dhe dizel (njëri prej tyre do të jetë 1.5-inç TSI benzinë me kapacitet prej 150 kuajfuqi), do të jenë në dispozicion edhe versionet hibride, ngjashëm sikurse Passat GTE.

Volkswagen Arteon do të ndërtohet në bazë të platformëns VW MQB, dhe raportohet se ky model më vonë mund të ofrohet edhe në version Shooting Brake.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...