Balotelli s’e harron Italinë, blen një super-Alfa Romeo

17 Dhjetor 2016 - 23:54      

I lindur në Itali në vitin 1990 dhe që tani luan për klubin francez Nice, Mario Balotelli është futbollist i talentuar, por edhe problematik.

I pasionuar pas shpejtësisë, veturave luksoze, Balotelli së fundmi ishte në titujt kryesorë të gazetave për shkak të aksidentit që pati me Audi R8 të tij, i cili ka goditur një Bentley dhe një Opel Corsa nga pas, transmeton Koha.net.

Të shpresojmë se me veturën e tij të re, Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio, Balotelli të mos e ndajë fatin e njëjtë.

Balotelli, veturën e re e ka blerë nga një shitës francez për një shumë prej 85 mijë euro. Ai ka kërkuar që kjo veturë të ketë eksterier me ngjyrë të kuqe dhe interier me ngjyrë të zezë, duke pasqyruar kështu identitetin e stemës dhe ngjyrave të klubit të tij.

Për informata më të hollësishme në lidhje me Alfa Rome Giulia Quadrifoglio, mund të lexoni KËTU.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...