18 Dhjetor 2016 - 16:30
Një i tillë është Johammer J1, motoçikletë si asnjë tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”. E dizajnuar dhe e krijuar në një fabrikë të vogël austriake afër kufirit me Çekinë, motoçikleta ka një trup jashtëzakonisht të veçantë, që nuk ngjan me asnjë motoçikletë tjetër. Dizajni i egër duket sikur është vetëm një plan i bërë në dhomë dhe jo në një garazh pune.
“Filluam thjesht me një letër të bardhë. Në Evropë, inxhinierët luftojnë të gjejnë zgjidhje për probleme komplekse. Këtë e kemi bërë ne. Ky është kthim natyral në konceptin e një ‘kali’, para se të kishte zhurmë dhe shumë ndotje nga motorët”, thotë Johann Hammerschmid, themelues i kompanisë “Johammer e-mobility GmbH”, për “Bloomberg”.
Të lansuar fillimisht në fund të vitit 2014, tregun e Evropës e kanë mësyrë rreth 60 Johammerë. Teksa është motoçikleta e parë elektrike që mbulon më shumë se 300 kilometra distancë me vetëm një mbushje, ajo që vjen nga ajo mund të cilësohet edhe si revolucionare.
Gjenerata e ardhshme, që tani është në zhvillim e sipër, teksa është e parkuar mund po ashtu të dyfishojë hapësirën e baterisë përmes paneleve solare të shtëpisë. Një prototip tashmë është duke u përdorur në Zvicër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...