McLaren prodhon veturën e 10.000-të [foto]

17 Dhjetor 2016 - 21:28      

Kompania e njohur britanike e veturave super-sportive, McLaren, ka festuar prodhimin e veturës së 10.000-të, duke filluar llogaritjen nga modeli i parë i prodhuar MP4-12C në Woking, Angli, diku para pesë viteve.

Vetura me numrin 10.000 është McLaren 570S me eksterier me ngjyrë gri, i cili nuk do të shitet por do të mbetet pronë e kompanisë, transmeton Koha.net.

“5.000 veturat e para të kompanisë janë prodhuar për 42 muaj, ndërsa 5.000 të tjera për vetëm 22 muaj”, ka thënë kreu i McLaren Automotive, kreu Mike Flewitt.

Më herët këtë vit, normalisht në fabrikë ka nisur të punohet edhe me ndërrimin e dytë në mënyrë që të plotësohet kërkesa për modelet nga Sport Series Game (540C, 570S dhe 570GT). McLaren në këtë mënyrë ka rritur prodhimin nga 10 në 20 vetura në ditë.

Në këtë fabrikë janë të punësuar rreth 750 punëtorë, dhe duhet theksuar se këtë vit McLaren do të shesë rreth 3 mijë vetura (rreth 10 për qind nga kjo shitje është për Britaninë e Madhe), për dallim nga viti i kaluar ku kompania ka shitur 1.654 vetura.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...