Prodhohet Ford GT i parë i gjeneratë së re [video]

17 Dhjetor 2016 - 18:27      

Në fabrikën në Ontario, Kanada, është prodhuar modeli i parë serik i gjeneratës së re të Ford GT, e cila do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 1000 njësi.

Për këtë model deri më tani janë të interesuar mbi 6.500 klientë dhe kompania Ford ka marrë urdhra për prodhimin e 500 njësive të para, ndërsa 500 njësi tjera pritet të fillojë t’i prodhojë gjatë vitit 2018, transmeton Koha.net.

Fabrika në Ontario, në fakt, do të prodhojë vetëm 250 njësi të GT-së së re në vit, që do të thotë se blerësit do të duhet që të presin shumë gjatë derisa të arrijë porosia e tyre.

Ford GT i ri vjen me motor 3.5-litër Twin-Turbo EcoBoost V6 me kapacitet prej mbi 600 kuajfuqi.

Çmimi i këtij modeli të ri ende nuk është konfirmuar, por sipas disa informatave jozyrtare thuhet se Ford GT i ri mund të kushtojë rreth 500 mijë euro.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...