16 Dhjetor 2016 - 11:26
“Pasuar nga zhvillimi i suksesshëm dhe testimi, RS3 LMS është lansuar në fund të nëntorit” ka thënë shefi i Audi për veturat garuese, Chris Reinke.
RS3 LMS ka përdorur motorin 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra që prodhon 326 kuaj fuqi (243kW).
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.5 sekonda, e cila realisht është më i ngadaltë se RS3 Sedan i ri që prodhon 394 kuaj fuqi (294kW) me motorin 2.5 litërsh turbocharged me pesë cilindra, transmeton koha.net.
Ekipi i Audi Sport i kanë shtuar RS3 të ri sportiv, i kanë shtuar atij mbrojtës më të gjerë, ‘krahët’ po ashtu më të gjerë, duke e bërë atë të gjerë 195 centimetra, që është maksimumi i makinave rrugore i lejuar.
Audi ofron RS3 LMS vjen në tri forma, varësisht nga çmimi. Njëri që konsiderohet më i miri kushton 129 mijë euro, tjetri 109 mijë euro, ndërsa i fundit 99 mijë euro.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...