Renault e Nissan me automobila të përbashkët elektronikë

15 Dhjetor 2016 - 14:10      

Dy prodhues të mëdhenj automobilash, të cilët punojnë në kuadër të grupit, do të zhvillojnë pasardhës elektrikë të modelit Renault Zoe dhe Nissan Leaf në platformën e tyre të re të përbashkët, transmeton Koha.net.

Këto vetura, njëra me emblemën Renault e tjetra me Nissan – do të përdorin mekanikë dhe sistem të njëjtë lëvizës elektronik, shkruan AutoNews.

Nga grupi Renault-Nissan theksohet se edhe Leaf e Zoe do t’i përkasin segmentit të njëjtë automobilistik për dallim të versionet aktuale.

Grupi premton daljen në treg të këtyre automjeteve deri në vitin 2020.

Modeli elektrik Zoe mund të kalojë 400 km me bateri, ndërsa Leaf deri në 250 kilometra. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...