14 Dhjetor 2016 - 20:35
Rezultatet kërcënojnë në masë të madhe Audin, që është kontribuuesi kryesor i fitimeve të Grupit të Volkswagen.
Testi laboratorik i bërë nga Komisioni Evropian (JRC) ka zbuluar se Euro 6 diesel i modelit A3 emiton 163 miligram(mg) të oksidet të azotit në një kilometër, që është dyfishi i caktuar me ligj, 80mg.
Ndërsa Audi ka hedhur poshtë rezultatet, duke thënë se niveli prej 163 miligram ishte fryrë nga matjet e gabuara në emër të Komisionit Evropian, transmeton koha.net.
Teste të tjera të bëra në Britani dhe Gjermani kanë treguar se A3 compact ka rezultuar se është në përputhje me limitet ligjore, kanë thënë nga kompania e Audi.
Ndërsa një zëdhënës nga Komisioni ka thënë se rezultatet e JRC janë ende preliminare.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...