Mercedes E-Class Coupe i ri që do të debutojë në 2017-ën

14 Dhjetor 2016 - 16:45      

Mercedes ka prezantuar të gjitha detajet e Mercedes E-Class Coupe të ri, para lansimit të tij që do të bëhet në prill të 2017-ës, transmeton koha.net.

Siç mund të shihet në foto, E-Class Coupe i ri është i inspiruar në C-Class e S-Class e ri.
E-Class Coupe i ri është 123mm më i gjatë e 74mm më i gjerë se modeli i tanishëm, transmeton koha.net.

Interieri gjithashtu do të jetë tërësisht i ri, me një ekran 12.3-inch, ndërsa modelet AMG sportive do të kenë edhe rrotat më të mëdha për të ofruar stabilitet më të madh.
Modeli E220d, do të ketë motorin 2.0 litërsh me katër cilindra ndërsa prodhon 191 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 7.4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 241 kilometra në orë.

Modeli E200, do ta ketë po ashtu motorin 2.0 litërsh me katër cilindra por me benzinë, ndërsa ofrohet edhe modeli më i fuqishëm E300, i cili prodhon 240 kuaj fuqi, që arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.4 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 250 kilometra në orë.

Modeli i ri E-Class Coupe do të mund të porositet nga fundi i vitit 2016, ndërsa do tu dorëzohet në prill të 2017-ës, e çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...