Tesla kompenson disa blerës të veturave të saj në Norvegji

14 Dhjetor 2016 - 10:29      

Kompania Tesla Motors ka arritur një marrëveshje me pronarët e 126 veturave në Norvegji, të cilët kanë paditur kompaninë për shkak të informatave të pasakta në lidhje me modelin Model S P85D.

Kompania është marrë vesh që këtyre pronarëve të veturave para fillimit të gjyqit t’iu paguajë kompensim në shumë prej 7700 dollarë, transmeton Koha.net.

Arsyeja e padisë ishte problemi me deklarimin e kuajfuqive.

Është deklaruar se Model S P85D ka kapacitet prej 515 kW (691 kuajfuqi). Ky kapacitet nuk është gjithmonë në dispozicion për shoferin, por varësisht nga rrethanat, që lidhen kryesisht me baterinë, fuqia e këtij modeli disi zvogëlohet.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...