Një “Ferrari” jashtë serie për 50 vjet prani në Japoni

14 Dhjetor 2016 - 08:35      

Çfarë mund të bësh për të festuar 50 vjet prani në një vend nëse je “Ferrari”? Nxjerr nga katalogët një model jashtë seri. Asgjë e vështirë?

Ashtu si ndodh me pikturat, në “National Art Center” në Tokio, për të festuar gjysmë shekulli prani në Japoni, shtëpia e Kalit prezantoi modelin J50. Në fakt është një veturë vetëm me dy vende, me motor qendror të pozicionuar mbrapa ndërsa tavani është i mundur të hiqet, duke sjellë shumë element stilistik të disa modeleve “Ferrari” të viteve 70 dhe 80.

Ideja është e repartit “Progetti Speciali” (Projekte të Veçanta), dizenjoja është e“Centro stile di Maranello” (Qendra Stili i Maranello-s), ndërsa motori është një V8 3.9 litra që çliron 690 kuaj fuqi i marrë nga modeli “488 Spider”, të gjitha këto i japin jetë modelit J50.

Në këtë model përmblidhet gjithçka është origjinale e “Ferrari”-t. J50 është një veturë shumë e ulët, e lehtë dhe e zhdërvjelltë sikurse vetëm një “Ferrari” di të jetë, transmeton atsh. Anësoret shumë dinamike, sipërfaqe të shkëlqyeshme si xham ndërsa janë shumë të detajuara elementet aerodinamikë.

Kjo veturë do të jetë për shumë pak persona. Një prodhim super i limituar, vetëm 10 ekzemplarë gjithsej, për sa i përket çmimit, ai do t’i komunikohet vetëm klientëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...