“Gjyshi” i R8 me motor nga druri, konkurrentë i denjë për super-veturat e sotshme [foto]

13 Dhjetor 2016 - 15:06      

“Gjyshi” i Audi R8 kishte motor prej druri. Po, dru. Prisni, çfarë?”, kështu e fillon Top Gear, revista e njohur për vetura, një artikull dedikuar një modeli legjendar të kompanisë së njohur Audi.

Audi tani është bërë një krijues i super-veturave, transmeton Koha.net. Modeli i saj aktual R8 V10 Plus është një konkurrent i denjë për super-veturat e McLarenit, Ferrarit dhe Porsches, por Audi në këtë drejtim ka nisur të merret qysh para shumë vite me konceptin e saj legjendar: Avus Quattro.

Koncepti Audi Avus Quattro është prezantuar në panairin e veturave në Tokio në vitin 1991 dhe siç mund të shohim nga fotografitë, ai ka një pamje që i ngjason shumë super-veturave aktuale.

Trupi i këtij koncepti përbëhet nga alumini, material i cili për Audi është bërë një obsesion. Audi ka përdorë alumin edhe për ndërtimin e trupit të limuzinës A8 dhe TT-së. Po ashtu, Avus Quattro ka dyer “gërshërë”, të cilat hapen në ajër, dy ulëse dhe një ftohës NACA të montuar në çati, përcjell Koha.net. Të gjitha këto janë shenja dalluese të një super-veture, ndërsa motori i tij është bërë nga druri.

Audi Avus Quattro nuk ishte thjesht një veturë sportive, por ishte edhe një mënyrë për të prezantuar motorët W12 të këtij brendi. Motorët W12 janë 6.0-litër me kapacitet prej 509 kuajfuqi, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra mund ta arrijnë për 3,0 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h.

Sidoqoftë, për shkak se motorët W12 nuk ishin të gatshëm në kohë për paraqitje në panairin e Tokios, Audi ka ndërtuar një motor të thjeshtë nga plastika dhe druri, pastaj atë e ngjyrosi që të duket sikur një motor i vërtetë duke e vendosur në pjesën e pasme të Avus Quattro, ashtu siç mund ta shihni në foto.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...