Renault Clio i ri arrin vitin e ardhshëm

11 Dhjetor 2016 - 11:44      

Renault para disa muaj ka promovuar versionin e ristilizuar të modelit të gjeneratës aktuale, Clio, ndërsa sipas shkrimit të revistës franceze “Auto Plus” gjenerata e re e këtij modeli do të jetë në dispozicion në shtator të vitit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se gjenerata e re e Renault Clio do të prezantohet në panairin e veturave në Paris, transmeton Koha.net.

“Auto Plus” thotë se Clio i ri do të përdorë platformën CMF-B dhe se në gamën e motorëve do të gjenden motorët benzinë me kapacitet prej 75 deri 120 kuajfuqi dhe motorët dizel me kapacitet prej 75 deri në 110 kuajfuqi.

Së bashku me versionin e rregullt, Clio i ri mund të jetë në dispozicion edhe në version sportiv RS. Po ashtu, përmendet edhe versioni Hybrid Assist me motor dizel 1.5-litër dCi me kapacitet prej 110 kuajfuqi.

Ashtu siç pritej, thuhet se Renault Clio i ri do të ofrojë më shumë hapësirë në interier, si dhe sistemin e sigurisë të përditësuar dhe disa sisteme të ndryshme për ndihmë të shoferit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...