3 Dhjetor 2016 - 21:23
Seria Transit Custom Black Edition do të jetë në dispozicion nga pranvera e ardhshme në version me ngjyrë të kaltër, të kuqe, dhe të bardhë, të cilat janë të dekoruar me disa detaje në ngjyrë të zezë në kontrast me të kuqe.
Kjo seri e re e veçantë është e kufizuar saktësisht në 1000 njësi, ku si bazë për ndërtimin e tyre ka shërbyer modeli Van, transmeton Koha.net. Këto modele të reja vijnë me motor dizel 2.0-litër EcoBlue Turbo me katër cilindra e me kapacitet prej 170 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi.
Ndërkaq, Transit Custom Sport vjen me ngjyra të reja në kontrast me shirita të dyfishtë të garave në eksterier, si dhe me rrotat nga alumini me diametër prej 17-inç (me ngjyrë argjendi ose dy-ngjyrëshe). Si opsion për zgjedhje, në dispozicion janë edhe rrotat me diametër prej 18-inç.
Gjithashtu, Transit Custom Sport vjen edhe me paketën “Ford SYNC”, kamerë të vendosur në pjesën e pasme, si dhe me ulëset nga lëkura. Po ashtu, edhe ky model ka motor të lartpërmendur dizel 2.0-litër dhe marsh manual me gjashtë shpejtësi (si opsion për zgjedhje është edhe automatik me gjashtë shpejtësi), si dhe vjen edhe me amortizatorët e modifikuar dhe sistemin e drejtimit të përmirësuar.
Ndërsa, modeli tjetër Ford Tourneo Custom Sport, i cili është i bazuar në modelin Tourneo Custom Titanium, karakterizohet po ashtu me motorin e lartcekur, marshin automatik me gjashtë shpejtësi, shiritat garuese në pjesën e përparme, si dhe rrotat nga alumini me diametër prej 17-inç.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...