Paralajmërohet version i ri i Evantra Millecavalli, i punuar me punëdore [foto]

30 Nëntor 2016 - 12:01      

Kompania italiane Mazzanti Automobili, e cila me punëdore prodhon vetura me performancë shumë të lartë, në qershor të këtij viti në panairin e veturave në Torino ka prezantuar versionin më të fuqishëm të modelit të saj sportiv Evantra Millecavalli me 1000 kuajfuqi.

Tani, Mazzanti Automobili paralajmëron versionin e ri, të quajtur Evantra 771, të këtij modeli për panairin e ardhshëm në Bolonjë, transmeton Koha.net.

Numri në emrin e versionit të ri tregon se do të vijë me 771 kuajfuqi, që do të thotë se ky version është më i fuqishëm për 20 kuajfuqi nga modeli bazë Evantra (751 kuajfuqi dhe motor 7.0-litër V8).

Për dallim nga modeli standard Evantra, Evantra 771 karakterizohet me aerodinamikën e modifikuar, eksterier dy-ngjyrësh (kaltër-ari), rrotat me ngjyrë ari, si dhe interier të modifikuar.

Tani për tani, Mazzanti Automobili nuk ka zbuluar më shumë detaje, përveç se Evantra 771 peshon 1,300 kilogramë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...