Zbulohet Ford Fiesta i ri 2017 [foto]

29 Nëntor 2016 - 20:19      

Ford ka zbuluar gjeneratën e ardhshme të re të Fiestas gjatë një ngjarjeje speciale të sotme “Go Further”, që është duke u mbajtur në Këln të Gjermanisë, transmeton koha.net.

Shefi i Ford Mark Fields e presidentit për Evropë, Jim Farley do të prezantojë këtë makinë në skenë me përditësime të shumta.

“Fiesta e re do të shprehë gjërat më të mira të Fordit, si argëtues shumë sportiv gjatë vozitjes me një personalitet të pashoq që portretizon veturat e vogla e që ka kënaqur shumë breza gjatë 40 viteve të fundit”, ka thënë Farley.

I bërë për të dalë në shitje në gjysmën e parë të 2017-ës, Ford Fiestas është duke iu zbuluar çmimi, kualiteti e karakteristikat tjera të superminit, transmeton koha.net.

Ford Fiesta do të fillojë prej 17 mijë euro, ndërsa i njëjti por shumë më thjeshtë, e pa shumë karakteristika që do të prodhohet në Indi do të kushtoj rreth 9 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...