Reklama e re e kamionëve të Volvos: “Pasagjeri fluturues” [video]

29 Nëntor 2016 - 15:53      

Duket se kompania Volvo ka zgjedhur një mënyrë të re për të reklamuar kamionët e saj. Dhe kjo mënyrë po del të jetë shumë e suksesshme, sepse ajo i teston kamionët e saj drejtpërdrejtë përmes videoklipeve “Live Test”.

Videoklipet e saj që kanë qenë të suskseshme janë “The Epic Split”, “Look Who’s Driving” dhe “The Hamster Stunt”, transmeton Koha.net. Ndërsa tani, Volvo Truck ka përgatitur edhe një videoklip të ri.

Videoklipi i ri quhet “The Flying Passenger” (“Pasagjeri fluturues”). Në këtë videoklip shihet kamioni Volvo FH 540 dhe një parashutist.

Qëllimi i këtij testimi të drejtpërdrejtë (Live Test) ishte që të demonstrohet performanca e kamionëve të Volvos. Po ashtu, qëllimi ishte që parashutistin ta mbajë në ajër në një tempo të caktuar ndërsa kamioni lëvizë gjithashtu në një shpejtësi të caktuar në rrugët malore.

Ky videoklip është bërë në Alpet Dinarike, Kroaci.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...